NEWS 6 Janar 2022, 20:56

Trafiku i 119 kg kokainë nga Ekuadori, ndalohet doganieri dhe agjenti i AKU në Durrës

Trafiku i 119 kg kokainë nga Ekuadori, ndalohet doganieri dhe agjenti i AKU

Një punonjës doganor dhe një agjent i AKU-së në Durrës janë ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme. Mësohet se ata janë vënë në pranga pas marrjes në pyetje nga Prokuroria në lidhje me futjen e 119 kg kokainë përmes konteinerëve me banane. Ende nuk dihen identitetet e personave të ndaluar apo akuza që rëndon mbi ta.

Kujtojmë se në datë 30 Dhjetor të 2021, kamioni me banane kaloi i pastër skanerin, ku nuk rezultoi se kishte ngarkesë kokaine brenda doli nga porti dhe u nis drejt Tiranës. Më pas mes bananeve u gjetën të fshehura 119 kg kokainë.

Një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg, Hasan Salihun, Gëzim Kalanë dhe Marson Muratajn me akuzën e trafikut të drogës të kryer në bashkëpunim.

/News31