NEWS 7 Shtator 2023, 19:42

Tjetër shanc për maturantët, do të hapet raund i ri për regjistrime

Tjetër shanc për maturantët, do të hapet raund i ri për

Pasi kanë kryer aplikimet online, maturantët janë ende në fazën e regjistrimeve për degët ku kanë rezultuar fitues, që është përllogaritur që të zgjasë 14 ditë. Nga 19.612  aplikime, deri më tani 70% e maturantëve e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Nga data 15 shtator maturantët kanë mundësi që të nisin sërish aplikimet për në universitet, duke përzgjedhur 10 degë të preferuara, pasi nis raundi i dytë që do të zgjasë tre ditë.

“Nga 15-17 shtator do të jetë aplikime për raundin e dytë, 3 ditë në dispozicion, portali rri hapur 24 orë që maturantët qe nuk u regjistruan dot në asnjë program studimi në raundin e parë kalojnë automatikisht ne raundin e dyte te aplikimeve. I shtohen dhe maturantët që kanë kaluar vjeshtën. Besoj në total do të jetë rreth 5 mijë maturantë që do aplikojnë ne fazën e dytë”.- shprehet Sinkron Arjan Xhelaj, drejtor i RASH.

Pas përfundimit të dy raundeve, nis një fazë e lirë nga data 4 tetor, ku maturantët mund të shkojnë pranë fakulteteve përkatëse dhe të bëjnë kërkesë për regjistrim në bazë të kuotave të lira dhe mesatares.

 

 

Burimi: Top Channel