NEWS 2 Mars 2023, 19:22

Tjetër aksident në Tiranë, autobusi përplaset me dy makina!

Tjetër aksident në Tiranë, autobusi përplaset me dy makina!


Një tjetër aksident ku ka qenë i përfshirë një urban i transportit publik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa mësohet se një autobus është përplasur me dy makina tek vendi i njohur si "kryqëzimi i Ekspozitës"

Sipas informacioneve, deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Kujtojmë që pak ditë më parë një aksident i frikshëm ndodhi në afërsi të “Shallvareve”, ku një urban i linjës së “Unazës” u përfshi në aksident me 9 makina, duke lënë të plagosur 9 qytetarë.

/News31