NEWS 10 Mars 2023, 16:30

Tjetër aksident i rëndë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 33-vjeçarja

Tjetër aksident i rëndë/ Automjeti del nga rruga dhe

Një tjetër aksident më pasojë vdekjen është regjistruar në vendin tonë, pak minuta më parë, teksa bëhet me dije se një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë.  Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një vajzë rreth 33-vjeç, ndërsa pritet edhe informacioni zyrtar nga Policia. 

Ndërkohë ky nuk ka qenë aksidenti i vetëm me pasojë vdekjen ditën e sotme, teksa parditen e sotme një tjetër viktimë u regjistrua në qytetin e Durrësit. Një betoniere ka përplasur një qytetar në qytetin bregdetar, i cili po lëvizte me biçikletë në lagjen nr.18, ndërsa autoritetet dolën me deklaratën e poshte:

"Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti."

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme vendi u trondit nga një aksident i frikshëm automobilistik që ndodhi në kryeqytet, kur një makinë ra nga mbikalimi i Saukut për shkak të shpejtësisë së lartë, duke aksidentuar edhe një tjetër mjet në autostradën Tiranë-Elbasan, për pasojë duke lënë të vdekur 3 të rinj dhe të plagosur 3 persona të tjerë. 

/News31