
Produkti

Tjetër vrasje në Tiranë, qëllohet për vdekje në banesë 31-vjeçarja!

Vetëm pak orë nga masakra e ditës së sotme e ndodhur në Paskuqan, me dy të vdekur dhe 2 të plagosur, një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin. Një 31-vjecarje, e identifikuar si Etleva Kurti, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në oborrin e banesës së saj.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar, ndërsa mediat kanë bërë me dije detaje të reja nga vrasja. Sipas "ABC News", ndaj gruas është qëlluar me armë automatike AK47, ndërsa dyshohet paraprakisht se krimi është kryer për hakmarrje.
Dyshohet se vëllai i Etleva Kurtit i ka bërë atentat një çiftit, Agim dhe Merita Buçi, pak vite më parë, ku burri ka humbur jetën. Kjo ngjarje ka ndodhur në marketin e çiftit në Kamzë në tentativë për t’i grabitur dhe kjo ngjarje mund të jetë e lidhur me vrasjen e sotme. Megjithatë, policia po tregohet e rezervuar pasi po merren në pyetje pjesëtarët e familjes së viktimës.
/News31