Tiranë/Qëlloi me pistoletë lodër në oborrin e shkollës, vihet nën hetim 20-vjeçari


Një rast i paprecedentë ka ndodhur sot në një shkollë në Farkë, ku një 20-vjeçar ka qëlluar në ajër me pistoletë imituese.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisën hetimet për F. Sh., 20 vjeç, pasi një ditë më parë në oborrin e një shkolle në Farkë ka qëlluar në ajër me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.
Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë:
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. G., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin M. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– A. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
– A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasja D. N., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. N., 77 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasja D. N., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. N., 77 vjeç. Punohet për gjetjen e tij"
Burimi: Top Channel