Tiranë/ Kreu marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar pa dëshirën e tij, arrestohet 51-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, teksa raportohet se një burrë 51-vjeçar ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij. Si pasojë, burri ka përfunduar në prangat e Policisë, teksa autoritetet kanë dalë me këtë deklaratë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin, 51 vjeç, banues në Tiranë, pashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij”
Më shumë detaje nuk bëhen me dije momentalisht nga ngjarja, teksa nuk janë zbuluar as identiteti i viktimës dhe as i 51-vjecarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/News31