“Tentoi të më përdhunonte”- rrëfehet e reja që qëlloi me thikë 68-vjeçarin dhe u arrestua!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Shkodrës, në Vaun e Dejës, aty ku një vajzë 21-vjecare është arrestuar nga Policia, pasi goditi me thikë dhe plagosi një 68-vjecar. Pas arrestimit e reja ka deklara në Polici se e ka goditur burrin për vetëmbrojtje pasi ai tentoi ta përdhunonte.
Gjatë marrjes në pyetje 21-vjeçarja deklaroi se e ka goditur me thikë të moshuarin pasi ai ka tentuar që ta përdhunojë në banesën e saj ku ndodhej vetëm ajo, ndërkohë që pas tentativave të të moshuarit ajo është përpjekur të vetëmbrohet.
E reja ka pranuar autorësinë e ngjarjes në policinë e Shkodrës dhe ka rrëfyer gjithcka, ndërsa i moshuari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës, ku po merr trajtimin dhe do të merret në pyetje e me gjasë do të arrestohet, në bazë të deklaratës së vajzës.
/News31