NEWS 25 Nëntor 2022, 17:40
Temperaturat nën zero gjatë fundjavës, cilat qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë?
NEWS-31
Fundjava parashikohet që të sjellë ulje të madhe të temperaturave, të cilat pritet të zbresin edhe nën zero gradë celsius përgjatë të shtunës dhe të dielës.
Dita e shtunë parashikohet të sjellë vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin, ndërsa dita e dielë do të sjellë edhe reshje dëbore në disa qytetet të vendit.
Qytetet ku pritet të ketë dëborë janë Bajram Curri, Kukësi, Dibra, Librazhdi, Pogradeci dhe qytetet e tjera të rrethit të Korçës, ndërkohë që temperaturat parashikohet të zbresin deri në -1 gradë celsius në zonat verilindore dhe juglindore të vendit.
/News31