NEWS 6 Gusht 2022, 09:10

Temperaturat deri në 40°C, si do të jetë moti sot

Temperaturat deri në 40°C, si do të jetë moti sot


Masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta mbeten ende prezente në vendin tonë, duke bërë që paraditja të dominohet nga kthjellimet në pothuajse gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, në mesditë dhe gjatë pasdites parashikohet që të shfaqen vranësira në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Megjithatë mundësitë për reshje të izoluara janë shumë të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C. Fundjava do vazhdojë të jetë e nxehtë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.