NEWS 23 Korrik 2022, 10:17

Temperatura të larta deri në 40 gradë, si do të jetë moti këtë të shtunë

Temperatura të larta deri në 40 gradë, si do të jetë

Temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente edhe gjatë kësaj të shtune në Shqipëri. Moti do të vijojë të jetë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën e parë të ditës, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime vranësirash në zonën e ulët dhe malore. Megjithatë vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

/News31