NEWS 9 Maj 2023, 12:42

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset 22-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Nga informacionet paraprake mësohet se nga një konflikt i çastit mes të rinjve ka mbetur i plagosur 22-vjeçari Ales Laska. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar pas ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”- njofton policia.

 

 

 

Burimi: Top Channel