NEWS 14 Maj 2022, 11:48

Të gjithë kazanët e mbeturinave në Tiranë, do të futen së shpejti nën tokë!

Të gjithë kazanët e mbeturinave në Tiranë, do të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter ka njoftuar ndryshimin e fundit i cili ka të bëjë me kazanët e plehrave.

Përmes këtij postimi ai ka njoftuar qytetarët se së shpejti do të vendosen kontenierë nëntokësorë për mbledhjen e mbeturinave në pikat turistike.

Këto makineri të specializuara sapo janë futur në Shqipëri.

Për të shmangur aromat e mbeturinave dhe për efekt estetik kazanët e plehrave do të futen nën tokë.

Në postimin e tij në Twitter Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shkruar:

 

“Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanët nëntokë. Si elita e qyteteve europiane, Tirana do t'i vendosë nëntokë pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike të saj. Shmang erën, pamjen & zbrazjen e paautorizuar. Le ta mbajmë pastër shtëpinë tonë!”,