NEWS 4 Nëntor 2022, 09:05

"Surprizat" që moti ka rezervuar për ditën e sotme

"Surprizat" që moti ka rezervuar për ditën e sotme

Moti në vendin tonë këtë të premte do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira, kryesisht në zonat veriore.

Pas mesditës, vranësirat do të theksohen gradualisht, ku pasditja do të sjellë dhe reshje në zonat veriore. Mbrëmja dhe nata do të gjenerojnë reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi. Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.