NEWS 7 Janar 2022, 17:10

SPAK çon në Kuvend kërkesat për heqjen e mandatit të Fatmir Mediut dhe Alqi Bllakos

SPAK çon në Kuvend kërkesat për heqjen e mandatit të

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion(SPAK) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy ligjvënës, sipas Panorama.al. Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Alqi Bllako, i cili sipas SPAK është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

Me ketë levizje, SPAK kërkon nga Kuvendi heqjen e mandatit në ketë mënyrë t’i hapet rruga një arrestimi të mundshëm, i deputetëve aktual, Mediut dhe Bllako.

Kujtojmë se prej muajsh deputeti Fatmir Mediu ka nisur një përballje me drejtësinë, pasi familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar rihapjen e hetimeve ndaj tij dhe e akuzojnë si person përgjegjës për tragjedinë.

Nga ana tjetër, Bllako është akuzuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim si të përfshirën në aferën e inceneratorëve. Bllako ka qenë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, kur kjo drejtohej nga Lefter Koka.

/News31