NEWS 10 Janar 2022, 10:59

Skandali i pagave, lirohen nga burgu ekspertët e IT dhe përmbaruesit

Skandali i pagave, lirohen nga burgu ekspertët e IT dhe përmbaruesit

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 4 personat që publikuan të dhënat personale të 680 mijë shqiptarëve. Gjyqtari Artan Gjermeni ka caktuar masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për eksperten e IT të Tatimeve Eni Qirjakon si dhe ‘arrest shtëpie’ për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Risjellim në vëmendje se skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera persona ishte kryefjala e ditëve të fundit të 2021. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari.

Njoftimi zyrtar

1. Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim E. Q.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të henen e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

-Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyres” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.

2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim A. A.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim A. A., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

1. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim K. S.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim K. S., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim E. I.

-Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. U shpall në Tiranë sot më datë 08.01.2022.

/News31