NEWS 17 Nëntor 2022, 17:58

Shtrëngata shiu dhe rrufe, si parashikohet moti për ditën e premte

Shtrëngata shiu dhe rrufe, si parashikohet moti për ditën e

Moti për ditën e nesërme (e premte) parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe kthjellime. Ndërkohë në mesditë e më tej parashikohet një dendësim i vranësirave. Kështu, në pjesën e parë të ditës pritet të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Sipas SHMU reshjet më tej marrin karakter lokal. Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

në zona malore 8 deri 15°C                                                                                                                                              në zona e ulëta 10 deri 21°C                                                                                    

në zona bregdetare 13 deri 22°C