Shqipëria sot në heshtje zgjedhore, qytetarët zgjedhin nesër 61 kryebashkiakët e rinj!

Pas një muaji intensive fushate zgjedhore nga forcat politike, Shqipëria këtë të shtunë është në heshtje zgjedhore. Partitë politike dhe kandidatët e tyre një ditë më parë kanë mbyllur fushatat për zgjedhjet lokale të 14 majit, kur do të zgjidhen me votë 61 kryebashkiakët e rinj të vendit.
Në këto zgjedhje garojnë rreth 140 subjekte politike që synojnë të marrin drejtimin e këshillave bashkiak në bashkive e vendit, ndërsa sipas të dhënave nga KQZ: Në 44 bashki do të garojnë dy kandidatë, kandidati i Partisë Socialiste dhe i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë ku pjesë e listës do të jetë dhe kandidati i Partisë Demokratike, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.
Ndërkohë ditën e sotme do të bëhen edhe përgatitjet për bazën materiale dhe shpërndarja e tyre në çdo qendër votimi që të dielën qytetarët i drejtohen kutive për të votuar.
Mos harroni të votoni, për të tashmen e të ardhmen tuaj!
/News31