Shqipëria e 3-ta në botë për rritjen e fluksit të turistëve, Tirana lë pas qytetet e rëndësishme të Evropës dhe jo vetëm!

2023, ose më saktë vera e 2023, ka qenë një sezon shumë i rëndësishëm për Shqipërinë sa i takon turizmit dhe kjo kjo gjë duket se tashmë është e vërtetuar edhe me statistika. Sipas të dhënave zyrtare nga Google, që është edhe motori i kërkimit më i madh në botë, vendi ynë renditet i treti në botë sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.
Lajmin në fakt e ka dhënë kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka ndarë të dhënat e Google dhe bashkangjitur shkruan se referuar këtyre të dhënave, edhe Tirana si kryeqytet ka pasur një vit të rëndësishëm pasi renditet e dyta për nga numri i vizitorëve, duke lënë pas shumë qytete të konfirmuara prej dekadash në turizëm.
“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm #VetëmPërpara”-shkruan Rama.
/News31