NEWS 14 Janar 2022, 11:41

Shkarkimi i presidentit/ A do ta zëvendësojë Lindita Nikolla Ilir Metën? Flet kryetarja e Kuvendit

Shkarkimi i presidentit/ A do ta zëvendësojë Lindita Nikolla Ilir

Prej kohësh Partia Socialiste vazhdon “betejën” për shkarkimin e Presidentit Meta.

Ndaj, ka nisur edhe të diskutohen edhe procedurat ligjore, pas kësaj. Lidhur me këtë, ka folur Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikollla në “Log.” në ABC

Pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse do të vendoset në krye të forcave të armatosura në rast të një vendimi të tillë, Nikolla deklaroi se do të respektojë kushtetutën.

Ajo tha se zgjedhjet lokale të pjesshme duhet të mbahen për sa kohë ligji e parashikon një gjë të tillë.

“Le të presim vendimin në respekt të gjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Preferoj të mos bëj koment në këtë pjesë. Nëse e parasheh ne kemi gjithë detyrimin për të respektuar kushtetutën. Nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër, nuk ka. Pasi kushtetua e ka të përcaktuar që e merr kryetari i parlamentit. Nuk ka zgjidhje tjetër. Është vetëm zgjidhja kushtetuese.

Unë patjetër kam detyrimin të zbatoj ligjin dhe kushtetutën e vendit. Por nuk dua që në prag të vendimmarjes së Gjykatës Kushtetuese nuk dua të marr të mirëqenë vendimin e saj. Zgjedhjet lokale të pjesshme duhet të mbahen sa kohë që ligji zgjedhor shikon që këto institucione nuk kanë ndjekur rrugën ligjore, kjo nuk është një eksperiencë e re në Shqipëri. Janë mbajtur edhe më parë zgjedhje të pjesshme në Shqipëri”, tha Nikolla.

Nikolla foli po ashtu për një mundësi bashkëpunimi me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri.

/News31