SHBA, një 6-vjeçar qëllon me armë zjarri qëllimisht mësuesen!
Një djalë 6-vjeçar është arrestuar nga policia në SHBA pasi qëlloi me armë zjarri një mësuese në shtetin e Virxhinias. Sipas oficerëve të Policisë, të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale (19:00 GMT), në një ditë shkolle, në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News.
Është e paqartë se si fëmija e mori armën, por shefi i Policisë Steve Drew tha se “nuk bëhej fjalë për të shtëna aksidentale, por të qëllimshme''. Mësuesja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe thuhet se është rreth të 30-ave, ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetën. Ajo u dërgua në një spital lokal dhe po monitorohet nga afër nga mjekët.
Ngjarja ndodhi në një klasë të parë dhe mendohet se ka pasur një debat mes mësueses dhe fëmijës, ndërsa Drew theksoi se të shtënat kishin qenë një incident i izoluar dhe se 'nuk kemi të bëjmë me një situatë ku dikush shkoi përreth shkollës, por arma ishte sjellë aty”.
Zyrtarët kanë bërë me dije se shkolla me rreth 550 nxënës kishte pajisje për zbulimin e metaleve dhe nxënësit ishin kontrolluar në mënyrë të rastësishme, por jo çdonjëri prej tyre u inspektua. Mendohet se djali ka përdorur një armë të tipit pistoletë. /News31
There was a terrifying shooting inside an elementary school classroom in Newport News, Virginia late this afternoon. A female teacher was rushed to the hospital with life-threatening injuries and a 6-year-old student was taken into custody after the shooting. pic.twitter.com/kJDd7ARmeJ
— CBS Evening News (@CBSEveningNews) January 7, 2023