NEWS 20 Korrik 2022, 18:21

Sa do të zgjasë vala e re e Covid-19?

Sa do të zgjasë vala e re e Covid-19?

Infektimet me Covid-19 kanë pësuar një rritje të dukshme gjatë javëve të fundit, në fakt jo vetëm në Shqipëri, ndërsa fatmirësisht e njejta rritje nuk reflektohet tek të shtruarit në spital apo tek viktimat, të paktën këtë thonë shifrat. Megjithatë, sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, rastet në rritje do të vijojnë të jetë të paktën deri në fund të Korrikut apo fillim Gushti.

Vazhdon trendi në rritje i numrit të rasteve ditore dhe ky trend parashikohet që të jetë në rritje dhe në 2 apo 3 javët në vijim. Infektime ka nga të gjitha grupmoshat, por numri më i lartë është në përgjithësi mbi 25 dhe në veçanti 65-74 vjeç. Në lidhje me bashkitë ka rritje në 50 bashki, ndërsa në lidhje me zonat turistike nuk është se ka ndonjë ndikim të veçantë në krahasim me bashkitë e tjera”.

Po ashtu ata thonë se kjo s’do të jetë vala e fundit e shkaktuar nga koronavirusi, por gjithsesi sa vijnë e do të dobësohen, kjo për shkak edhe të vaksinimit të poullsisë. Po ashtu mendohet se do të ketë edhe mutacione të reja. 

Aktualisht jemi në valën e stinës së verës. Për të ardhur përsëri në një valë të vjeshtës dhe dimrit por valët janë gjithmonë e më të dobëta krahasuar me valët që kemi parë, për shkak të vaksinimit dhe imuniteti natyral. Nuk përjashtohet që në vjeshtë dhe dimër të kemi mutacionet të tjera”.

Përveç vaksinimit që është mjeti kryesor i parandalimi dhe sidomos doza e 3 sepse ka shumë rëndësi. Masat duhet të vazhdojnë të respektohen, distancimi fizik dhe mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura”.

Shqipëria e ka nisur procesin e vaksinimit me mjekët në Janar të vitin 2021. Deri më tani rreth 50% e popullatës është imunizuar me dy doza dhe mbi 12% ka marrë 3 doza të vaksinës.

/News31

Burimi: TV Klan