NEWS 3 Gusht 2022, 13:57

Rrëfimi tronditës i gazetares Esmeralda Keta: "Pak metra larg fëmijëve të mi po lahej 5 vjeçarja, askush s'po guxonte ta nxirrte trupin e saj nga deti"

Rrëfimi tronditës i gazetares Esmeralda Keta: "Pak metra larg

Ngjarja e djeshme në Himarë ku një vogëlushe vetëm 7 vjeç u përplas nga një skaf, lexoni E rëndë në Himarë, humb jetën fëmija 7-vjeçar pasi u godit nga skafi tronditi opinionin publik. Gazetarja Esmeralda Keta ka bërë një reagim në faqen e saj në Facebook , ku tregon se ishte fare pranë ngjarjes së rëndë. Ndër të tjera ajo thotë sesi nëna e vajzës nuk largohej nga vendi i ngjarjes nga frika se mos ajo manipulohej për të lehtësuar pozitat e shefit të policisë.

Më poshtë reagimi i plotë i gazetares Keta

"Vetëm pak metra larg fëmijëve të mi që po laheshin në det, një 5-vjeçare e bukur, me kaçurrela të arta, u masakrua nga një skaf. Për të kuptuar se sa dramatike ishte ngjarja mjafton t'u them se asnjë prej dhjetra pushuesve nuk guxonte të futej në det e të nxirrte trupin e vogushes së pafat, vetëm një holandez që punonte tek ndihma e shpejtë pati kurajën të mblidhte trupin e vogëlushes.

Familja me origjinë nga Tropoja, por që jetonte në Kanada, vetëm dje pasdite kish mbërritur ne Potam për të kaluar pushimet që u kthyen në tragjedi. Kush e ka fajin?

Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte kordon sigurie për mjetet e lundrimit, por të gjithë ne kemi nevoje të dimë a janë me licencë këto kordone? Nese po, a janë ato konform ligjit? Që do të thotë të jenë të taposura, të jetë i lirë kordoni dhe të mos vendosen çadra në vendin që i korespondon kordonit, të ketë njerëz që ndihmojnë dhe udhëzojnë mjetet që dalin në breg, por edhe që nuk i lejojnë pushuesit të lahen brenda tij.

Nëse nuk i plotësojnë këto kushte atëherë, ata që e kanë për detyrë ta monitorojnë duhet të mbajnë përgjegjësi. Duke parë se sa shumë kordone të tilla ka përgjatë vijës bregdetare duhet të marrë fund mania që çdo lokal të ketë dalje në det.

Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës së vogelushes, teksa një kordon i gjatë pushuesish shkoi të ngushëllonte. E vetmja gjë që mund të bënin ishte t'i jepnim një përqafim e ajo m'u drejtua, kur pa fëmijët e mi:

“Shijoni njëri -tjetrin. Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Unë e humba përgjithmonë vogëlushen time”.

E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj. Edhe pas 4 oresh nga ngjarja ajo vazhdon e qendron ende ne skenen e krimit, nga frika se mos e manipulojne ngjarjen…