Rikthimi i Lulzim Bashës në politikë, reagon Sali Berisha!


Pas një mungese të gjatë në sferën politike, ditën e djeshme, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u rikthye sërish në "skenë". Por cfarë mendon Berisha në lidhje me këtë "lëvizje" të tij?
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët nëse ky rikthim e tremb. Ai theksoi se Basha po bën axhendën e shkruar nga kryeministri Edi Rama.
“Çfarë më tremb mo? Çfarë pyet? Po e përdor Rama. Mos bëj shaka. Mos më pyet. Ta pyes Ramën ai. Ai është vegël në duar të Ramës. Bën ça i thotë Rama. Mos më pyesni mua për axhendën e tij. Axhendën e tij e shkruan Rama. Ai axhëndën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëjë…(qesh) Bëri fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Nuk bëri fushatë, ajo është historia e kalit të Timurit, ato i mori kali. Vuri logon dhe i mori logoja. Lavdi logos”, u shpreh Berisha.
Burimi: BalkanWeb