NEWS 10 Janar 2022, 21:06

Rikthehen reshjet e borës në vend, këtë javë termometri zbret nën zero

Rikthehen reshjet e borës në vend, këtë javë termometri

Java mbi vendin tonë ka nisur me reshje dëbore!, e do të vazhdojë po njësoj.

Reshjet do të arrijnë maksimumi deri në Shqipërinë e mesme, por jo në ultësirën perëndimore. Sikur duket edhe nga harta më poshtë reshjet do të vijojnë deri në datë 12 me intensitetin që vjen në ulje më pas qielli do të hapet.

Meteorologia e Meteoalb, Ardiola Bani tha për ABC News se kjo situata vazhdon edhe gjatë ditës së martë, më pas dita e mërkurë do të sjellë ndryshim të qarkullimit të masave ajrore ku do të kemi qarkullim nga veriu i kontinentit, duke na sjellë temperatura të ulëta dhe mot relativisht të kthjellët.

Rënia e temperaturave do të jetë e menjëhershme, kryesisht gjatë të orëve të para të ditës, kur pritet që pas ditës së mërkurë termometri të zbresë në -8 apo -9 në zonat malore, ndërsa maksimumi në parashikohet të jetë rreth vlerës 8 apo 9 gradë celcius.

Nga e mërkura dhe në vazhdim mbi territorin tonë do të ketë kthjellime të lehta vranësirash, por në përgjithësi moti do të jetë i mirë pa reshje shiu dhe dëbore.

/News31