NEWS 21 Nëntor 2022, 15:56

Reshjet e dendura krijojnë probleme edhe në Tiranë/ Ndërhyjnë zjarrfikësit në Don Bosko dhe Kombinat

Reshjet e dendura krijojnë probleme edhe në Tiranë/

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë problematika edhe në Tiranë, kryesisht te Siri Kodra, Don Bosko dhe Kombinat.

Në zonën e Don Boskos dhe atë të Kombinatit, për shkak të situatës së rënduar është nevojitur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Drejtori i Zjarrfikëses në kryeqytet, Shkëlqim Goxhaj ka treguar edhe dëmet e shkaktuara në këto zona

"Objektet në të cilat kemi probleme janë shtëpi banimi kryesisht në zonën e Don Boskos, rruga Siri Kodra dhe në Kombinat. Këto janë zonat që kanë probleme ne territorin e bashkisë së Tiranës kur reshjet kalojnë normalen. Janë probleme jo shumë emergjente pra jo përmbytje të mëdha, kryesisht bodrume, oborre banesash. Ditën e sotme përsëri jemi ne terren por edhe thirrjet ne sallën tonë operative janë me te pakta."

Në rrugën Siri Kodra në 7 banesa uji ka hyrë deri në pjesën e oborrit. Për njërën nga familjet situata ka qenë më e rënduar për shkak se uji u ka hyrë brenda në shtëpi.

Deri më tani në kryeqytet nuk ka pasur familje te evakuuara.

 

 

 

Burimi: Top Channel