NEWS 21 Janar 2023, 10:11

Reshje dëbore në qarkun e Korçës, akset ku rekomandohet kalimi me zinxhir

Reshje dëbore në qarkun e Korçës, akset ku rekomandohet

Në qytetin e Korçës ka patur reshje shiu dhe dëborë gjatë gjithë natës, ndërsa bëhet me dije se reshjet e dëborës kanë rënë në lartësinë mbi 900 metra nga niveli i detit. Nëse po mendoni të shkoni për fundjavën në këtë qytet apo në pikat turistike afër tij fillimisht duhet të lexoni informacionin e mëposhtëm:

Në aksin rrugor që lidh Korçën me zonën turistike të Dardhës në disa kilometra rresht ka pasur reshje dëbore, trashësia e së cilës ka shkuar nga 10 cm deri 25 cm. Dëborë ka mbuluar gjithashtu pjesë të rëndësishme të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon nga 5 deri në 15 cm.Në rrugën e Dardhës nga km 8 deri te km 13 kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore.

Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Ndërkohë është punuar dhe po punohet me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kripsoje sipas njoftimit të autoriteteve. /News31