NEWS 23 Nëntor 2022, 18:08

Reshje apo përmirësim i kushteve atomosferike, si parashikohet të jetë moti ditën e enjte?

Reshje apo përmirësim i kushteve atomosferike, si parashikohet të

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Sipas SHMU në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës.

Megjithatë, duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare, të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet ajo fiton shpejtësi deri në 8-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Parashikimi i temperaturave: 

në zona malore 2 deri 11°C                                                                                                                                                         

në zona e ulëta 2 deri 17°C                                                                                                                                                                      

në zona bregdetare 5 deri 17°C

/News31