Rëndohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos, ish-kryeministri ndodhet në intubim

Që në momentin kur u bë i ditur për mediat lajmi se ish-kryeministri Fatos Nano ishte në gjendje të rënduar në spital, dy ditë më parë, përditësimë të ndryshme vijnë cdo ditë për shëndetin e tij, teksa duket se orët e fundit nuk kanë qenë pozitive për politikanin. Kështu, teksa një ditë më parë ishte në gjendje të stabilizuar, orët e fundit kanë sjell përkeqësim të shëndetit të ish-kryeministrit, ndërsa burime nga spitali për "Klan News", bëjnë me dije se ai është futur sërish në intubim në repartin e reanimacionit, për shkak se parametrat jetësorë nuk janë në nivelin e duhur.
Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problemi kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe brenda këtij viti është paraqitur disa herë herë në spital për të marrë shërbim mjekësor.
Hera e fundit ishte të enjten e kaluar, ku Fatos Nano u paraqit në gjendje të rënduar. Lajmi u bë publik vetëm dy ditë më parë, ndërsa u panë sinjale pozitive pasi doli nga intubimi. Por në orët e fundit situata e tij është përkeqësuar dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur të ndjekin një procedurë tjetër trajtimi për të normalizuar parametrat jetësorë të tij.
/News31