NEWS 9 Shtator 2023, 15:30

Rëndohet bilanci nga tërmeti tragjik në Marok, shkon mbi 1000 numri i viktimave!

Rëndohet bilanci nga tërmeti tragjik në Marok, shkon mbi 1000

Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Marok, teksa autoritetet raportojnë se tashmë ka mbi 1000 viktima të regjistruara, më saktësisht 1037 viktima dhe 1204 të plagosur. Shumica e vdekjeve ndodhen në zona malore që ishin të vështira për t’u arritur thuhet në njoftimin zyrtar, teksa bëhet me dije se ekipet e shpëtimit e kishin të pamundur për të arritur në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugëve të shkatërruara.

Epiqendra e lëkundjeve, më të forta në 100 vitet e fundit në shtetin afrikan, ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik që ka një popullsi rreth 840 mijë banorë dhe që sipas "Sky News" ka pasur edhe mjaft dëme materiale. 

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km, teksa kujtojmë se tërmeti ra në orën 23:11 të së premtes. Pas lëundjeve prej 6.8 të shkallës Rihter, pati një pasgoditje me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter 19 minuta më vonë.

/News31