NEWS 14 Janar 2023, 08:56
Regjistrohen disa tërmete gjatë natës në Shqipëri, sa ishte magnituda?
NEWS-31
Vendi ynë është goditur nga një seri tërmetesh në mbrëmje dhe në orët e para të mëngjesit, me epiqendër kryesisht në zonën e Klosit.
Nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:36 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 7 tërmete. Fatmirërisht ata kanë qenë të lehtë duke filluar nga 2 deri në 3.5 righter.
Lëkundjet janë ndjerë po ashtu në Dibër dhe në Tiranë dhe nga raportimet e marra nga Abc News, nuk kanë shkaktuar dëme.
/News31