Rama bën ndryshime në Qeveri, Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit. Largohen Peleshi e Ervin Mete/ Emrat e ministrave të rinj
![](/images/logonews31.png)
Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, disa ndryshime të papritura në qeveri. Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit.
Ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës shkon Ervin Hoxha, ish-drejtor i IKMT.
Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për postin e numrit dy të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkon Niko Peleshi. Ky i fundit largohet nga ministër i Mbrojtjes dhe i hap rrugë Pirro Vengut në këtë post, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.
Largohet edhe Ervin Mete nga Ministria e Financave, ndërsa në vend të tij emërohet Petrit Malaj, ish-drejtor i AKBN.
Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se ka propozuar Elisa Spiropalin për kryetare të Kuvendit, në vend të Lindita Nikollës.
Taulant Balla ikën nga ministër i Brendshëm dhe emërohet Ministër për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali)
Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)
Pirro Vengu emërohet Ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)
Petrit Malaj emërohet Ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)
Burimi: BallkanWeb