NEWS 12 Maj 2022, 18:48
Qytetari kalon parainfrakt dhe ndihmën e parë ja dha kryebashkiaku i Vlorës
NEWS-31
Hapja e sezonit turistik në Vlorë është shoqëruar me incidente. Një qytetar ka kaluar parainfrakt, por fatmirësisht aty është gjendur kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Themi fatmirësisht, sepse për shkak të profesionit të tij, mjek, Leli ka mundur të japë ndihmën e parë dhe t’i shpëtojë jetën qytetarit.
Ai ka ndihmuar qytetarin deri kur ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.