NEWS 2 Gusht 2022, 21:32
Qytetarët bëjnë homazhe te kryeministria për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë

NEWS-31
Mbrëmjen e sotme qytetarët kanë ndezur qirinj te Kryeministria në shenjë homazhi për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë, pasi u godit nga skafi i drejtuar nga ish-polici Arjan Tase.
Ata kanë zgjedhur t'i shprehin kështu ngushëllimet për familjen e 7-vjeçares, për të kaluar sadopak dhimbjen e thellë që ka tronditur jo vetëm ata, por çdo shqiptar.
Qytetarët që ndezën qirinjtë kërkuan po ashtu dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano dhe Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Madje për këtë kanë paralajmëruar edhe një protestë ditët e ardhshme.
/News31