
Produkti

Qeveria miraton ndihmën për Turqinë, sa para ka dhuruar shteti shqiptar për rindërtimin pas tërmeteve?

Ashtu sic përflitej prej kohësh, qeveria shqiptare ka vendosur të japë një paketë ndihme ekonomike për Turqinë, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti dhe procesin e rindërtimit pas lëkundjeve që lanë me mijëra viktima, të plagosur dhe dëme materiale të panumërta. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar zyrtarisht fondi prej 1 milionë eurosh, për të kontribuar në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmetet e dy javëve më parë.
Dhurimi i kësaj shume nga qeveria shqiptare u bë me dije fililimisht nga kryeministri Rama javën e shkuar, gjatë një maratone televizive të nisur në Turqi për mbledhjen e donacioneve, teksa sot është vendosur edhe nga qeveria.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën e dhënë nga Ankaraja kur u prek nga tërmeti i vitit 2019.
/News31