NEWS 27 Janar 2022, 11:14

Protestë para Kuvendit! Banorët e ‘5 Majit’ e të Laprakës bëhen bashkë: "Duam të dëgjohemi"

Protestë para Kuvendit! Banorët e ‘5 Majit’ e të

Pronarët e shtëpive që po shemben në zonën e “5 majit” dhe Laprakës kanë dalë sot në një protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Ata kërkojnë transparencë të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe dhe premtimin e ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku se do të dëmshpërblehen për dëmin me çmimin e tregut.

Protesta e tyre po zhvillohej në të njëjtën kohë kur deputetët po futeshin në sallën e Kuvendit, por edhe pse i panë të gjithë banorët me pankarta në duar. Asnjë prej të zgjedhurve të 25 prillit nuk denjoi që të qëndronte dhe të fliste me ta.

Banorët që janë mbledhur në tubim sot para kuvendit,  u nxorrën me forcë nga Policia e Shtetit nga banesat e tyre. Deri më tani ata kanë paditur drejtorin e IMT-të Tiranë dhe kanë premtuar se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre deri në fund.

/News31