NEWS 2 Mars 2023, 19:01

Protesta e opozitës/ Policia zbardh masat, rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë!

Protesta e opozitës/ Policia zbardh masat, rrugët që do të

Sic është njoftuar javë më parë, ditën e nesërme, 3 mars, opozita do të mbajë një protestë kombëtare në kryeqytet kundër qeverisë, ku pjesëmarrja pritet të jetë e madhe. Për këtë shkak, Policia e Tiranës, ka marrë masa me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së, që do të zhvillohet nga në orën 12:00.

Mësohet se autoritetet do të bllokojnë disa rrugë në kryeqytet si pjesë e këtyre masave, nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit. Konkretisht rrugët ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve janë: 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

/News31