NEWS 18 Nëntor 2022, 12:46

Protesta e banorëve në Divjakë/ Tensionohet situata, banorët marshojnë drejt parkut dhe përplasen me policinë

Protesta e banorëve në Divjakë/ Tensionohet situata, banorët

Banorët e Divjakës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar pagesën që është vënë për hyrjen në parkun “Divjakë-Karavasta”. Ata janë kundër traut të vendosur nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit, pasi thonë se ndikon shumë në përditshmërinë dhe bizneset e tyre në zonë.  Sipas "Abc" banorët në protestën e tyre janë shprehur të fyer nga vendosja e traut, pasi është në një zonë që konsiderohet si qendër zhvillimi ekonomik. 

“Ministria para se të merrte këtë vendim duhet të bisedonte me këtë popull. Tani thotë që bileta elektronike nuk do përjashtojë banorët. Në park janë krijuar aktivitete, biznese dhe për këtë paguhet një farë takse. Kjo nuk quhet takse, kjo quhet zënie e rrugës. Çdo sektor që ka aktivitete atje paguan taksën e vet”, - shprehen banorët, të cilët thonë se tarifa ndikon deri në ejtën e tyre të përditshme pasi edhe për të shkuar në plazh taashmë duhet tëpaguajnë. 

I pranishëm në protestë sot ka qenë edhe deputeti demokrat i zonës, Saimir Korreshi, i cili shprehu mbështetjen për banorët dhe tha se ata nuk dot ë bëjnë pas derisa qeveria të tërhiqet.

Ndërkohë ka  pasur edhe zhvillime të reja nga protesta, teksa duket se është shoqëruar edhe tensione. Sic raportohet, banorët kanë marshuar nga qyteti drejt parkut, ku kanë thyer xhamat e kabinave të vendosur pranë traut.

Forcat e policisë kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet mes tyre. 

/News31