NEWS 15 Nëntor 2022, 11:31

Policia gjobit qindra drejtues motomjetesh për mungesën e jelekut fosforeshent

Policia gjobit qindra drejtues motomjetesh për mungesën e jelekut

Ndëshkimi me gjoba deri në 3000 lekë ka përfshirë 288 drejtues motomjetesh, duke qenë se nuk kanë përdorur jelekët fosforeshent përgjatë errësirës.

 

Policia është nisur nga ankesat e qytetarëve ndaj shkeljeve që kryejnë drejtuesit e motomjeteve. Kështu që përtej shërbimeve të shpërndarjes, janë hartuar plane masash vetëm për kontrollin e motomjeteve.

 

Veçmas dokumenteve të nevojshme dhe sjelljes së drejtuesve të motomjeteve, në raport me rregullat e qarkullimit në rrugë, është ushtruar kontroll për sistemet e tjera të nevojshme, përfshirë edhe pajisjet e nevojshme për dallimin e kësaj kategorie mjetesh, gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës.

 

Në këtë kuadër, nga kontrollet parandaluese të ushtruara në funksion të planit të masave, janë verifikuar dhe proceduar 325 drejtues motomjetesh, nga të cilët:

 

10 drejtues motomjetesh të modifikuara, të cilët ishin të papajisur me leje drejtimi;

 

32 drejtues motomjetesh, për mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim;

 

283 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

 

Burimi: Top Channel