NEWS 11 Nëntor 2022, 10:59

Plagoset me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës në qendër të qytetit!

Plagoset me thikë kryetari i bashkisë së Divjakës në

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi është plagosur me thikë ditën e sotme në qendër të qytetit, teksa po ashtu është goditur dhe ka marrë plagë edhe shoferi i tij, ndërsa ndodhen në spitalin e Lushnjës dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. 

Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi Orgest Xhelili, si autor i dyshuar i plagosjes. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deklarata e Policisë:

"Divjakë – Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi Orgest Xhelili, 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, Fredi i Kokoneshi, me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin Gazmend Bullari, 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë."

Sipas raportimeve nga mediat, shoferi i kryetari të Bashkisë ndodhet në gjendje të rëndë. 

/News31

Burimi: ABC News