NEWS 9 Nëntor 2022, 13:50

Peticioni për rimbursimin prej 100 eurosh/ Ministria u përgjigjët studentëve

Peticioni për rimbursimin prej 100 eurosh/ Ministria u përgjigjët

Ministria e Arsimit ka refuzuar kërkesën e studentëve për t’i rimbursuar me 100 euro në muaj, për të përballuar kostot e jetesës, si shkak i çmimeve të rritura.

Me këtë përgjigje, ata thonë se qeveria kërkon që rinia të largohet nga vendi.

“Kjo qeveri dhe kjo ministri kërkon që rinia të ikë dhe mos të jetojë në Shqipëri, sepse nuk po i mbështesin as me 100 euro për të përballuar kostot e jetesës sepse nuk mund të pasurohet një student me shumën 100 euro”.

 Në të tilla kushte, studentët do ti rikthehen protestave, pasi kostot e jetës studentore për ta janë të papërballueshme.

“Do e diskutojmë dhe me studentë do nisin pyetësor e peticione të tjera dhe nëse studentët dëshirojnë që të protestojnë, ne do të dalim sikurse kemi dalë gjithmonë para Ministrisë së Arsimit, edhe para kryeministrisë”.

Në muajin shtator studentët dorëzuan në Kryeministri dhe ministrinë e arsimit një peticion me shume se 6 mije firma, ku kërkonin mbështetje financiare. Me çmimet e rritura studentëve ju nevojiten 500 mijë lek në muaj për të përballuar kostot e jetesës, pa përfshirë këtu tarifat vjetore të studimeve.

 

 

 

Burimi: Top Channel