NEWS 28 Korrik 2022, 21:40

Personi i katërt në botë që shërohet nga HIV, si e mposhti 66-vjeçari sëmundjen “aksidentalisht”

Personi i katërt në botë që shërohet nga HIV, si e


Një 66 -vjeçar i diagnostikuar me HIV që nga viti 1988 është i shëruari numër 4 në bote nga kjo sëmundje. Atij iu krye transplanti i palcës kurrizore për të trajtuar leuceminë, pasi ai vuante edhe nga kanceri i rruazave të gjakut, nga një dhurues që ishte natyralisht rezistent ndaj virusit, dhe si rrjedhojë u shërua nga HIV. Tashmë 66-vjeçari, i cili nuk është identifikuar, nuk merr më mjekime për HIV.

I moshuari sigurisht u shpreh shumë i lumtur dhe mirënjohës që virusi nuk ndodhej më në trupin e tij, duke u shprehur:

“Kur u diagnostikova me HIV në 1988, si shumë të tjerë, mendova se ishte një dënim me vdekje. Nuk e kisha menduar kurrë se do të jetoja deri në ditën që nuk do të kisha më."

Megjithatë, shërimi i tij është konsideruar edhe "aksidental", pasi ai nuk u trajtua për HIV, por për leuceminë, me të cilën u diagnostikua në moshën 63-vjeçare. Mjekët thanë se ai kishte nevojë për një transplant të palcës kockore për të zëvendësuar qelizat kancerogjene të gjakut, ndërsa rastësisht doli që dhuruesi ishte rezistent ndaj HIV.

Ne e monitoruam atë shumë nga afër dhe deri më sot nuk mund të gjejmë asnjë provë të riprodhimit të HIV në sistemin e tij imunitar"- tha Dr. Jana Dickter, një profesore në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në City of Hope, Los Angeles. Sipas Dr. Joseph Alvarnas, që po ashtu ka ndjekur rastin e tij, sistemi i ri imunitar nga dhuruesi gradualisht kapërceu atë të vjetrin.

Hera e parë kur një pacient është shëruar nga HIV  ka qenë në vitin 2011 kur Timothy Ray Brown, i njohur si  “Pacienti i Berlinit” u bë personi i parë në botë i shëruar nga kjo sëmundje. Prej asaj kohe, kanë vijuar 3 raste të ngjashme në tre vitet e fundit.

/News31