NEWS 8 Nëntor 2022, 09:00

Përshkallëzimi i situatës në veri, reagon Gjermania: Apelojmë për kompromis mes Kosovës dhe Serbisë

Përshkallëzimi i situatës në veri, reagon Gjermania:

Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore,  Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë.

“Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës”, u shpreh Andrea Sasse.

Ajo gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë.

“E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise. Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën.”

Ndërkohë në veri të Kosovës ka vazhduar gjendja e tensionuar për shkak të targave, si pasojë e së cilës pakica serbe është larguar nga institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë se po e provokon situatën, me pretekstin e targave, për të  mos pranuar planin gjermano-francez për Kosovën.

 

 

 

Burimi: Top Channel