NEWS 9 Janar 2022, 14:08

Përplasjet në PD, procedohen Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

Përplasjet në PD, procedohen Gazment Bardhi dhe Flamur Noka

Mes të proceduarve për protestën dhe përplasjet që ndodhen më 8 janar në oborrin e Selisë Blu janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dhe deputeti demokrat Flamur Noka.

Bardhi akuzohet se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasesë dhe djegëse. Noka akuzohet për organizimin dhe pjesmarrje në grumbullim në manifestime të paligjshme.

‘G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”;F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.‘- thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se pas protestës së djeshme, akuzat për Policinë e Shtetit kanë ardhur nga të dyja palët. PD-ja zyrtare e akuzoi policinë që nuk reagoi që në momentin e parë kur situata nisi të përshkallëzohej, kurse grupimi i Berishës e akuzuar “policinë e Edi Ramës” se kishte bërë marrëveshje me Bashën për momentin kur do të bëhej ndërhyrja.