NEWS 25 Shkurt 2023, 09:48

Përleshja mes vajzave të mitura në Tiranë që u bë virale në rrjetet sociale, reagon Policia!

Përleshja mes vajzave të mitura në Tiranë që u bë

Pasi një video me pamje vërtetë të rënda u bë virale në rrjetet sociale, ku shiheshin disa vajza të mitura që përlesheshin mes tyre në Tiranë, ka reaguar edhe Policia e Shtetit që ka marrë masa në lidhje me konfliktin fizik. 

Kështu, Policia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës “Kongresi i Manastirit” ku vajzat studiojnë, bënë të mundur identifikimin e një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimin e 4 të miturave të përfshira në konflikt. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të miturit, të cilët janë të moshave 13 dhe 14 vjeç, një djalë e 4 vajza.

Policia thotë se rezulton se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën “3 Dëshmorët”, dhe jo në ambientet e shkollës, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura. 

/News31