NEWS 21 Nëntor 2022, 16:39

Përdhunoi dhe vrau Mateon 8 vjeçar në Fier, rikthehet me dhunë në gjykatë Klodian Çalamani

Përdhunoi dhe vrau Mateon 8 vjeçar në Fier, rikthehet me

Është rikthyer sërish në vëmendje rasti i bujshëm i Klodian Çalamanit.

Pas më shumë se tre seancash mungesë dhe shtyrje gjykimi, është sjellë me forcë në gjykatën e Fierit, Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen e të miturit Mateo Vasiu.

Ai do të gjykohet për akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjeçari Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit.

Klodian Calamani është sjellë me forcë nga policia dhe është futur brenda ambienteve të gjykatës nga dera që përdoret nga administrata, që të shmanget përballja me familjarët e 8-vjeçarit që ai vrau.

 

Burimi: Top Channel