NEWS 14 Maj 2022, 09:45

Pasi plagosi të riun, aktori shqiptar shpallet në kërkim

Ditën e djeshme në Bulevardin Migjeni aktori Ervin Doko është përfshirë në një konflikt me një person tjetër.

Motivi i këtij konflikti ka qënë vendi i parkimit mes aktorit dhe personit me inicialet E.G.

Ky konflikt përfundoi deri në atë fizik, ku aktori goditi me sende të forta personin me iniciale E.G me moshë 39-vjeçare.

Pas këtij konflikti fizik aktori është në kërkim nga policia.

Ervin Doko ka qënë pjesë e serialit “Hot” të producentit Ermal Mamaqi.

 

Pasi plagosi të riun, aktori shqiptar shpallet në kërkim

 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. G., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij.