NEWS 24 Korrik 2022, 19:52

Pas rritjes së rasteve me Covid, Ogerta Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Pas rritjes së rasteve me Covid, Ogerta Manastirliu bën thirrjen e

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore verore Pogradec, ku deklaroi se vaksinimi anticovid do të kryhet edhe në qendrat e përkohëshme verore, ka bërë apel për të gjithë qytetarët, sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike, që të kryejnë dozën përforcuese të vaksinës.

“Jemi në një situatë që kemi një rritje të rasteve pozitive. Jemi mbi 9 mijë qytetarë aktivë, pra që do të thotë që kanë simptoma të virusit dhe numri në spital është rreth 30 pacientë të shtruar. Kjo do të thotë që kemi edhe një rritje të simptomave l, të cilat më pas çojnë edhe në agravimin e situatës shëndetësore, duke kërkuar hospitalizim. Është shumë e rëndësishme sidomos në momentin që jemi duke kaluar por edhe për të pararendur çfarë mund të vijë në një periudhë të shpejtë, në vjeshtë -duke qenë se priten dhe sub variante të reja, të cilat mund të çojnë sërish një rritje të infeksionit të covid- të vijojmë vaksinimin me intensitet. Është e rëndësishme sidomos për ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për moshat e treta, për të bërë dozën e tretë, dozën e katërt të vaksinës, si një dozë përforcuese që rrit kujtesën imunitare. Dhe kjo besoj që është në momentin e duhur”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore verore në qytetin e pogradecit, Ministrja Manastirliu bëri me dije se pushuesit kanë përfituar rreth 15 mijë shërbime të kujdesit shëndetësor në 29 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.