NEWS 21 Korrik 2022, 20:01

Pas sulmit kibernetik, rikthehen një pjesë e shërbimeve në e-Albania

Pas sulmit kibernetik, rikthehen një pjesë e shërbimeve në

Pasi ra pre e një sulmi kibernetik dy ditë më parë, e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët shqiptarë. Kryeministria bën me dije përmes një njoftimi zyrtar se tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale, si psh: dokumentet me vulë elektronike - certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit), e po ashtu do të mund të aplikohet për regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve si dhe për shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq AKSHI, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe:

– Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues;

– Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social;

– Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekesor;

– Për listën e notave dhe vertetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës;

– Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit;

– Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale;

– Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja;

– Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike