NEWS 27 Shkurt 2023, 22:13

Pas BE edhe qeveria kanadeze ndalon përdorimin e TikTok, por pse?

Pas BE edhe qeveria kanadeze ndalon përdorimin e  TikTok, por pse?

Otava zyrtare njoftoi ditën e sotme se po ndalon përdorimin e aplikacionit kinez TikTok, produkt i kompanisë kineze "ByteDance", nga të gjitha pajisjet zyrtare të qeverisë kanadeze. Arsyeja është sepse sipas tyre se paraqet rrezik për privatësinë e komunikimit dhe sigurinë kombëtare. Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi edhe Komisioni Evropian i BE bllokoi përdorimin e TikTok, ndërkohë që ndalime të ngjashme kanë hyrë në fuqi edhe në SHBA, jo vetëm në nivel shtetëror por edhe në nivel federal.

TikTok nga ana e tij u shpreh “i zhgënjyer” nga ky vendim i cili, siç thotë një përfaqësues i kompanisë kineze, është marrë pa përmendur shqetësime specifike të sigurisë në lidhje me TikTok dhe pa komunikim paraprak nga qeveria kanadeze, për të diskutuar çdo shqetësim.

Ndërkohë nga ana politike, një tjetër mosmarrëveshje i shtohet marrëdhënieve kino-kanadeze, që po kalojnë një periudhë tensioni.

/News31